
Chiesa & Bernardeschi
Një prej ish-sulmuesve të Juventusit është larguar përfundimisht nga ekipi i tij. Bëhet fjalë për Federico Bernardeschin, i cili nuk do të jetë më pjesë e klubit të Torontos në MLS.
Sulmuesit 31-vjeçari i ka përfunduar kontrata me klubin kanadez dhe tashmë do të dalë në treg si lojtar i lirë. Federico Bernardeschi qëndroi te Toronto për 3 sezone pasi u largua nga Juventusi.
Që nga transferimi i tij në Kanada, sulmuesi italian regjistroi 99 paraqitje, shënoi 26 gola dhe asistoi 16 herë. Tashmë Bernadreschi është një lojtar i lirë dhe disa klube italiane kanë shprehur interes për të.
View this post on Instagram
Poll