Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Liverpool është i pandalshëm, FIRMINO i rikthen "buzëqeshjen" Jurgen KLOP në minutat e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Liverpool është i pandalshëm, FIRMINO i rikthen

Liverpool arriti një fitore të madhe mbrëmjen e sotme në transfertë ndaj Ëolves, me rezultatin 1-2. Të kuqve iu vështirësua ndeshja në pjesën e dytë, ku Ëolves barazoi ndeshjen dhe kishte shanse për të kaluar në avantazh. Por djemtë e Jurgen Klopp administruan lojën dhe në minutën e 84, Firmino i gjendur brenda zonës përballë portierit arriti të shënonte dhe t'i jepte fitoren të kuqve të cilët janë të pandalshëm në këtë edicion.

Liverpool ka kaluar menjëherë në avantazh me kapitenin Henderson, që ka shënuar një gol të bukur në minutën e tetë. Një krosim nga këndi është shfrytëzuar nga anglezi, që ka gjetur rrjetën me një goditje me kokë.

Në minutën e 51 të pjesës së dytë Wolves ka arritur të barazojë shifrat me anë të Jimenez. Wolves del në sulm me një kundërsulm të shpejtë ku Traore nga krahu i djathtë harkon bukur në zonë dhe Jimenez godet fuqishëm me kokë duke barazuar shifrat.

Formacionet:

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson, Henderson, Wijnaldum, Oxlade-Chamberlain, Mane, Salah, Firmino

Wolves: Patricio; Dendoncker, Coady, Saiss; Doherty, Moutinho, Neves, Jonny; Traore, Neto, Jimenez

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga