Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Laçi s'i ndahet kryesueseve, fitore me zemër ndaj Apolonisë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Laçi s'i ndahet kryesueseve, fitore me zemër ndaj

Apolonia 0-1 Laçi (47' Musta)

Laçi ia doli të marrë një fitore jetike ndaj Apolonisë, me shifrat 0-1. Për të parë golin, na duhej të prisnim 48 minuta. Ishte pikërisht Musta që përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe shënon. Kështu, kurbinasit shkojnë në kuotën e 56 pikëve në vendin e 3-të, ndërsa fierakët janë të fundit në rënditje.

KATEGORIA SUPERIORE

GJYQTAR: Juxhin Xhaja

FORMACIONET:

Apolonia: Harizaj, Agyare, Sota, Repaj, Zoga, Smaçi, Shanaj, Yeboah; Mihana, Gjata, Vasili

Laçi: Sherri, Malota, Ignatovic, Obanor, Marku, Deliu, Lushkja, Musta, Zulfiu, Harmon, Mazrekaj

Minutë pas minute:

90+ Mbyllet takimi.

90- 3 minuta shtesë.

80- E merr me qetësi takimin, ekipi i Duros. Nuk ka pse të nxitohet.

61- Mazrekaj provon me një goditje nga jashtë zone, por Harizaj është në vendin e duhur.

60- Zulfiu merr të verdhë.

57- Harmon e mban shumë topin në zonë, duke e humbur kështu. Mundësi e mirë.

55- Yeboah fiton duelin me Lushkjën. Topi i takon vendasve.

47- GOLLLL. Emiliano Musta përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe shënon.

45- Mbyllet fraksioni i parë.

44- Musta shmang Agyare, por nuk gjuan dot.

26- Harmon në zonë, por humbet kontrollin dhe rrëzohet.

20- Mazrekaj tenton një goditje "Alla Roben", por topi del jashtë.  

8- Regi Lushkja futet në zonë dhe pengohet. Gjithsesi, për kryesorin, gjithçka e rregullt.

5- Ritëm i ulët në Fier. Ekipet qarkullojnë topin.

1- Nis ndeshja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga