Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ La gjimnazin prej varfërisë, befason mes lotësh kampioni i boksit: Shteti më dha vetëm 140 mijë lekë shpërblim

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ La gjimnazin prej varfërisë, befason mes lotësh kampioni i

Në qytetin e Shkodrës u organizua kampionati kombëtar i boksit, ku kampion për peshat 50 kilogramë u shpall Klevis Ëelaj. Vlonjati arriti të shkëlqente në ring duke mposhtur të gjithë rivalët. Prej 8 vitesh praktikon këtë sport që për të është gjithëka.

Vjen nga një familje e varfër dhe për këtë i është dashur të punojë që në moshë të vogël. Nuk ka kryer as gjimnazin, pasi prej moshës 12-vjeëare ka punuar në baret e Vlorës. Për Tv Klan ai ka dhënë një intervistë ku ka treguar shpërblimin qesharak prej 140 mijë lekësh (të vjetra).

Mirela Milori: Ti ke marrë një farë shpërblimi që dole kampion?

Klevis Çelaj: Kam marrë 140 mijë Lekë.

Mirela Milori: 140 mijë Lekë të vjetra apo të reja?

Klevis Çelaj: Të vjetra.

Mirela Milori: Në jetë tënde ke pasur momente të vështira mesa di?

Klevis Çelaj: Më vjen keq që jam 30 vjeç dhe s'kam dalë njëherë jashtë shtetit. Se kam kaluar ndonjëherë, vetëm brenda Shqipërisë, s'kam bërë asgjë, kam vuajtur shumë. Zakonisht mundohem që mos i'ua shpreh njerëzve, vetëm buzëqesh sado përbrenda jam.

Klevis Çelaj: Po ja të shikosh motrën e vogël, të kesh një pjatë gjellë dhe të shkosh 5 veta në shtëpi , s'di kujt t'ja japësh më përpara atë pjatë. Jam menduar, kujt t'ja jap më përpara. (Qan)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga