Teuta 0-2 Partizani (Mba 10′, Hoti 82′)
Abissnet Superiore
Java 27
Stadiumi: Niko Dovana
Gjyqtar: Juxhin Xhaja
Ka përfunduar në “Niko Dovana” sfida mes Teutës dhe Partizanit. Të kuqtë morën një fitore të rëndësishme me rezultatin e pastë 0-2. Kështu ekipi i Colellës hedh një hap të sigurtë për të qenë në krye të renditjes pas 27 javëve kampionat.
Partizani e dominoi krejt takimin duke krijuar volum loje dhe raste. Golin e parë e shënoi Mba në minutën e 10. Sulmuesi shënoi me kokë pas një krosi nga goditja e dënimit. Teuta u përpoq të barazonte dhe kishte disa raste të befta por pa shqetësim për portën e Rexhepit.
Në të dytën Colella bëri disa ndërrime të cilat dhanë fryte. Ishte pikërisht i sapofuturi Ëngjëll Hoti i cili shënoi në të 82-tën pas një kundërsulmi të të kuqve. Me këtë fitore Partizani shkon në kuotëne 47 pikëve në vendin e parë dhe pret e qetë ndeshjen e Tiranës nesër ndaj Erzenit. Ndërsa Teuta mbetet në vendin e 7 me 34 pikë dhe bëhet kështu 4 javë pa fitore
Formacionet Zyrtare:
Teuta (3-5-2): Qirko; Jazxhi, Kotobelli, Kouros; Marku, Kallaku, Beqja, E. Vila, Gjinollari; Gruda, L.Vila. Trajner: Edi Martini
Partizani (3-5-2): Rexhepi; Sota, Menich, Preka; Selmani, Murataj, Matondo, Rrapaj, Hadroj; Da Silva, Mba. Trajner: Giovanni Colella
Komenti minutë pas minute:
90+5′- Përfundon sfida mes Teutës dhe Partizanit. Të kuqtë fitojnë 0-2.
87′- Kouros godet por Rexhepi ka pritur.
82′- Hoti dërgon topin në rrjetë, 0-2 për Partizanin.
78′- Zëvëndësim për Partizanin. Largohet nga loja Mba, në fushë futet Bilali.
76′- Goditje dënimi për Teutën. Karton i verdhë për Hadroj.
70′- Massanga nga distanca me një predhë, por Qirko ka grushtuar.
64′- Hoti godet nga jashtë, por topi shkon mbi traun e portës.
58′- Buxhelaj, Cara dhe Hoti në fushë për Partizanin. Largohet Da Silva, Rrapaj dhe Preka.
55′- Rrëmujë në zonë, L.Vila me kokë por Rexhepi bën një pritje fantastike.
52′- Beqja me kokë por topi shkon jashtë, sërish rrezikon Teuta.
49′- Rrapaj nga distanca por Qirko kontrollon në dy kohë.
47′- Kallaku godet nga distanca por pret Rexhepi. Goditje këndi për Teutën.
46′- Starton pjesa e dytë në “Niko Dovana”.
45+2″- Mbyllet pjesa e parë, 0-1 për Partizanin.
45+1′- Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Da Silva për Partizanin.
45′- Mundësi për Teutën por Rexhepi është në pozicion.
42′- Jazxhi ndëshkohet me karton të verdhë për Teutën.
31′- Mundësi për Partizanin, Da Silva vertikalizon për Selmanin, por ky i fundit nuk godet dot në zonë.
24′- Murataj godet nga distanca por gjuajtja është e lehtë, pa probleme për Qirkon.
19′- Kouro nga distanca por rrjetë e jashtme. U krijua iluzioni i golit.
13′- Sërish mundësi për Partizanin, Da Silva godet në zonë, por jashtë.
10′- Kros në zonë dhe topi është në rrjetë. Partizani kalon përpara. Mba autori i golit
7′- Mundësi për Teutën, kros në zonë për Vilën, por ka dalur huq goditja e tij. Kërcënimi i parë.
3′- Goditje këndi për Teutën.
1′ Fillon ndeshja.