Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ "Ky lojtar na nxjerr nga gremina", tifozët shkodranë thirrje drejtuesve për talentin e Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT

Ardit Nikaj po shkëlqen në skuadrën U-19 të Vllaznisë. Sulmuesi i talentuar vijon të shënojë rregullisht, ndërsa dje ka qenë protagonist me dy gola të realizuar. Ekipi i parë i Vllaznisë nuk po kalon një moment të mirë dhe për këtë tifozët shkodranë i bëjnë thirrje drejtuesve që ta afrojnë në skuadrën e parë.

"Ky mund të na nxjerrë nga kjo greminë ku jemi. 2 gola të tjerë dje në ndeshjen për kampionat ku ekipi U-19 është në vend të parë. Duhen drejtuesë guximtarë. Forca Ardit! Forca Vllazni!", shkruhet në postimin e tifozëve të Vllaznisë shoqëruar me videon e golave të talentit të 19-vjeçarëve.

Kujtojmë që dje shkodranët u mposhtën 1-0 nga Teuta, ndërsa prej disa javësh kuqeblutë nuk po arrijnë më të fitojnë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga