Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Kukësi i falet Valdet Ramës, verilindorët "asfaltojnë" Kamzën dhe nuk i ndahen Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kukësi i falet Valdet Ramës, verilindorët

Kukësi - Kamza 3-2

Kukësi: Frashëri, Ethemi, Krasniqi, Teqja, Xhemaili, Çyrbja, Dzaria, Limaj, Rrumbullaku, Rexhinaldo, Shkurtaj Trajner: Armando Cungu

Kamza: Avdyli, Shala, Qaqi, Bitri, Bonani, Rezi, Malaj, Mehmeti, Fukui, Plaku, Zisi Trajner: Gentian Stojku

Ndeshja: Një sfidë e luftuar që prodhon plot 5 gola. Vendasit janë më të vendosur për të marrë fitoren dhe në fund arrijnë të dalin me 3 pikë nga fusha e stadiumit "Elbasan Arena". Fillimisht janë verilindorët që shënojnë me Shkurtajn. Skuadra mike kërkon të reagojë dhe arrin të barazojë shifrat me Masato Fukuin në minutën e 41-të. Pjesa e parë përfundon me shifrat 1-1. Ndërkohë në të dytën, verilindorët reagojnë shpejt teksa në minutën e 46-të, i sapofuturi Valdet Rama i jep avantazhin ekipit të tij. Skuadra e Cungut kërkon edhe golin e tretë dhe pikërisht me super Ramën në formë, arrin të shënojë me Rrocën, pas asistit të dhënë nga ish-lojtari i Kombëtares. Kamza mundohet të reagojë dhe sërish shënon me Martinenën në minutën e 77-të. Kështu mbyllet ky takim, me Kukësin që merr 3 pikë mjaft të rëndësishme. Verilindorët ngjiten në vendin e dytë me 41 pikë, 8 pikë më pak se Partizani i vendit të parë. Ndërsa Kamza mbetet në vendin e fundit me 16 pikë.


Komenti minutë pas minute:

90'- Gjyqtari i katërt jep 3 minuta shtesë. Rezultati mbetet i pandryshuar.

---- GOL KAMZA ----

77'- Martinena shënon golin e dytë për Kamzën. Kryevepër e italianit nga goditja e dënimit.

------ GOL KUKËSI ---------

59'- Kukësi shënon sërish me protagonist Valdet Ramën. Mesfushori i njohur merr një inkursion nga mesi i fushës, driblon kundërshtarin dhe jep një asist për Eduart Rrocën i cili s'gabon para portës verilindore.

---- GOL KUKËSI -----

46'- Pjesa e dytë nis me një zëvendësim. Në dhomat e zhveshjes futet Xhemaili, ndërsa në vend të tij futet Valdet Rama. Është pikërisht ish-futbollisti i Kombëtares që bën spektakël duke shënuar një super gol për verilindorët.

45'- Arbitri i katërt jep 2 minuta shtesë, por rezultati mbetet i pandryshuar.

---- GOL KAMZA ----

41'- Ndodh e pabesueshmja. Kamza barazon shifrat me Masato Fukuin pas një gabimi të portierit Frashëri.

----- DZARIA RAST----

32'- Kukësi pranë golit të dytë. Arbër Çyrbja ka një rast të artë, por portieri Avdyli bën mrekullinë.

------ PLAKU RAST -----

21'- Kamza pranë golit. Sebino Plaku bën të pabesueshmen përballë portës kuksiane.

----- GOL KUKËSI -----

8'- Kukësi kalon në avantazh. Dzaria vertikalon për Shkurtajn, i cili s'gabon përballë portës së Kamzës.
3'- Arbër Çyrbja provon me një gjuajtje nga larg, por pa rezultat.
1'- Topi i parë shkelmohet nga kamzalinjtë.


Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga