Partizani fitoi dje 1-2 me Kukësin në transfertë, për javën e pestë në Superligë. Në minutën e 12 të takimit, sulmuesi i të kuqve Tedi Cara kaloi në avantazh Demat. Fill pas golit, kavajasi u drejtua të festonte drejt pankinës së Partizanit.
Në momentin që po i afrohej tribunës, një shishe vërshon prej saj dhe e godet sulmuesin në fytyrë, duke i shkaktuar një të çarë të thellë në vetull. Cara ka përfunduar në spital pas sulmit, teksa mori shtatë qepje.
Pas ndeshjes, klubi i Kukësit ka kërkuar që agresori të vendoset para përgjegjësisë. Për këtë ka menduar Partizani, që në përmbledhjen e rasteve ka publikuar edhe momentin e sulmit.
Në pamje duket qartë edhe tifozi që hodhi shishen, duke mos u ndalur me kaq. Agresori është afruar më tej pranë fushës, duke ofenduar dhe kërcënuar lojtarët dhe stafin e kuq.