VIDEO/ Kristjan ASLLANI çon në shtëpi Berat GJIMSHITIN, Inter mposht Atalantën dhe shkon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë
Shkruar nga NEWSPORT
Inter ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Zikaltërit kanë mposhtur 1-0 Atalantën, sfidë e cila ishte mjaft e luftuar. Ka mjaftuar goli i shënuar nga Mateo Darmian që Interi të shkojë më tej.
Në minutën e 57-të të takimit, një aksion model i zikaltërve konkretizohet në mënyrën më të mirë nga Darmian që shkarkon të majtën e tij duke çuar topin në rrjetë. Duhet përmendur fakti që në minutën e 72-të, trajneri Inzaghi futi në lojë edhe Kristjan Asllanin.
Mesfushori i kombëtares shqiptare bëri një performancë të kënaqshme, ndërsa nga kampi tjetër ishte në fushë nga minuta e parë Berat Gjimshiti. Këtu përfundon aventura në Kupën e Italisë për shtatlartin e fazës difensive të Atalantës.