
EURO 2020/ Kosovë-Çeki 2-1 (Shick 15', Muriqi 19, Vojvoda 66')
Ndeshja: Kosova fiton me përmbysje ndaj Çekisë. Skuadra vendase pësoi gol që në minutën e 15-të, por 3 minuta më vonë, Muriqi barazon ndeshjen. Në të dytë është sërish Kosova më kërkuese për golin dhe Vojvoda pas një skeme të bukur dërgon topin në rrjetë. Me këtë fitore, Kosova shkon në vendin e parë me 8 pikë në pritje të ndeshjes së Anglisë.
Formacionet:
KOSOVA: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashani, Muriqi.
Trajner: B.Challandes
ÇEKIA: Vaclik, Kaderabek, Celustka, Suchy, Boril, Darida, Souçek, Jankto, Kral, Masopust, Shick.
Trajner: J.Silhavy
Komenti i ndeshjes:
90+5' Mbyllet ndeshja, Kosova fiton me përmbysje ndaj Çekisë.
81' Aliti shpëton Kosovën nga goli, në vijë fatale largon topin pas një dalje të portierit Muric.
66' Skema e Kosovës nga korne, Vojvoda dërgon topin në rrjetë.
60' Rramhani me kokë, ndal portieri.
56' Kundërsulm i Kosovës, Muriqi kroson brenda zonës, largon mbrojtësi çek.
46' Starton pjesa e dytë me miqtë që shfaqen të rrezikshëm.
45' Mbyllet pjesa e parë 1-1.
31' Arijanet Muriçi fantastik me pritjen e tij. I mohon golin e sigurt çekëve.
26' Arijanet Muriçi me një dalje të rrezikshme jashtë zone, largon topin.
19' Muriqi barazon ndeshjen, aksion i bukur i dardanëve.
15' Kalojnë në avantazh çekët me Patrick Shick.
14' Muriqi ndëshkohet me kartonin e verdh.
7' Zhegrova futet në zonë krijon panik në mbrojtjen çeke.
5' Goditjen e parë e bëjnë çekët, pret Muriqi.
1' Fillon sfida, stadiumi është i tej mbushur. "Kush s'kërcen nuk është shqiptar" dëgjohet në të gjithë stadiumin.