Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Kastrioti në "rrugë pa krye", Teuta "blindon" vendin e parë dhe pret "dhuratë" nga Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kastrioti në "rrugë pa krye", Teuta

Kastrioti 1-2 Teuta ( L. Vila 42', Bregu 54', Rezi 71')

Sapo ka përfunduar takimi Kastrioti-Teuta, me shifrat 1-2. Goli i parë u realizua  nga Lorenco Vila, në fundin e pjesës së parë. I dyti vjen 10 minuta pas nisjes së fraksionit të dytë dhe maban firmën e Bregut. Krutanët nuk do  dorëzoheshin, teksa një supergol i Rezit në minutën e 70-të rihap llogaritë, por nuk mjafton pasi sfida mbyllet pa ndryshim rezultati.Teuta shkon në kuotën e 62 pikëve në vendin e parë, 4 më shumë se Partizani që luan me Tiranën pas pak, ndërsa Kastrioti është e shtata me 31 pikë.

Gjyqtar: Kreshnik Cjapi

KATEGORIA SUPERIORE

FORMACIONET:

Kastrioti: Hidi, Husein, Çela, Shkalla, Prodani, Nuriu, Rami, Bardhi, Rezi, Okebugu, Moraes

Teuta: Frashëri, Todorovski, Kouros, Hoxha, Jackson, Aleksi, L. Vila, Bregu, Daja, E. Vila, Krasniqi 

Minutë pas minute:

71- GOLLL. Rezi realizon një super gol. Zgjohet tanimë Kastrioti, ekip i cili do kërkojë barazimin në këto minuta të mbetura.


66- Emiliano Vila nuk kordinohet mirë, pas një topi nga krahët, i nisur nga Bregu.

54- GOLLL. Teuta gjen golin e dytë. Pikërisht Dejvi Bregu me anë të një gjuajtje me të djathten, gjen rrjetën.

50- Krasniqi gjendet i vetëm brenda zonës, por goditja e tij është shumë larg portës

45- Mbyllen 45 minutat e para

42- GOLLL. Lorenco Vila ia ka dalë të shënojë. Lojtari godet saktë, duke dërguar topin pas shpinës së portierit

24- Ndërhyrje e ashpër e Nuriut ndaj Krasniqit. Kartoni i verdhë është i pashmangshëm

22- Patrik Bardhi mbetet i dëmtuar pas një ndërhyrje të ashpër

15- Faull në sulm. Topin e kanë krutanët

8- Krasniqi ka mundësinë që të realizojë, por nuk e kontrollon siç duhet topin

5-Ritëm i ulët në Kamzë

1- Nis ndeshja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga