Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Kastrioti ndal Laçin, dy gola vendosin ndeshjen në "Niko Dovana"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kastrioti ndal Laçin, dy gola vendosin ndeshjen në "Niko

Kastrioti-Laçi 1-1 (Fangaj 11' Shehu 54')

Ora 14:00

Stadiumi "Niko Dovana:

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Shehi, Çela, Ndreca, Ymeraj, Shehu, H. Marku, Bardhi, Kalaja, Roxher. Trajner: Bledar Devolli

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Mersinaj, Sefgjini, Eller, Najdenov, Çokaj, Shtubina, Xhixha. Trajner: Besnik Prenga

Një ndeshje e luftuar mes dy skuadrave në stadiumin "Niko Dovana". Një barazim që nuk kënaq asnjë nga skuadrat. Laçi kaloj i pari në avantazh me anë Fangaj pas një gabimi të portierit Çekrezi. Në të dytën krutanët reagua duke shënuar golin e barazimit me Shehun. Një hap pas për Laçin në garë për Europën. Nga ana tjetër një pikë e rëndësishme për Kastritotin ndaj një kundështari të fortë si Laçi. Kastritoi shkon në kuton e 20 pikëve në vendin e 9-të, ndërsa Laçi në kuoton e 34 pikëve në vendin e 4-të.

Komenti minutë pas minute

90+3' Mbyllet takimi në Durrës. Kastrioti merr një pikë vlerë përballë një kundështari të fort si Laçi.

88' Shtubina pranë golit. Poertieri Çekrezi pret me vështësi.

80' Çokaj godet nga distanca, por topi kalon ngjitur me shtyllën.

72' Karton i verdhë për Çelën

64' Bardhi deporton në zonë dhe përplaset me një nga mbrojtësit e Laçit, për arbitrin nuk është penallti.

58'Karton i verdhë për Fangaj

54' Kastrioti barazon ndeshjen me anë të Shehut. Një supergol pas një gjuajtje me të majtën përfundon në trekëndësh.

46' Starton pjesa e dytë në Durrës.

45+1' Mbyllet pjesa e parë në stadiumin "Niko Dovana". Laçi e mbyll në avantazh duke dominuar ndeshjen.

45' Ymeraj provon me një gjuajtje drejt portës, por topi përfundon jashtë

16' Një goditje nga këndi për Kastriotin, Selmani bën mrekulli duke larguar topin në këndore.

11' Fangaj kalon Laçin në avantazh. Pas një krosimi në zonë, përfiton mbrojtësI laçian që me një gjuajtje në portë shënon golin e parë të ndeshjes edhe pas një pakujdesie të portierit.

1' Topi i parë shkelmohet nga skuadra e Laçit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga