FT/ Egnatia 0 - 0 Kastrioti
Egnatia dhe Kastrioti barazuan 0-0 për javën e gjashtë në Superligë. Sfida e Rrogozhinës ka parë një duel të luftuar dhe me nerva në fushë, me arbitrin Jorgji që nxorri nga xhepi tetë herë kartonin e verdhë.
Në fund sfida u tensionua, me skuadrat që kërkuan golin e tri pikëve por pa sukses. Skuadrat ndajnë pikët, Me Egnatian që shkon në kuotën e tetë pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa me gjashtë pikë Kastrioti qëndron në vendin e shtatë.
Superliga - java 6 - 15:00
Stadiumi: Arena Egnatia, Rrogozhinë
Arbitër: Enea Jorgji
Formacionet zyrtare:
Egnatia: Sherri; Kacbufi, Atanda, Malota, Fangaj; Hamzat, Agbekpornu, Fernando, Zejnullai; Musta, Delarge Trajner: Edlir Tetova
Kastrioti: Sali; Kodra, Stojanoviç, A. Selmani, Rami; Hasani, Karakaçi, Mehmeti; Greca, Morberk, Zogaj Trajner: Emiljano Çela
Komenti minutë pas minute:
90+6' Mbyllet 0-0 ndeshja.
90' Gjashtë minuta shtesë.
79' Nxehet ndeshja, Jorgji nxjerr tjetër karton për një nga anëtarët e stafit vendas. Tifozët kundërshtojnë nga tribuna, shishe uji në fushë.
77' Mehmeti dhe Delarge ndëshkohen me kartona të verdhë, shtohet ritmi në fushë.
75' Levendi merr karton të verdhë.
62' Edon Hasani merr karton të verdhë.
61' Camaj merr vendin e Fernando te Egnatia.
46' Nis pjesa e dytë.
45+4' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
45' Katër minuta shtesë.
29' Delarge dhe Fernando nuk kuptohen si duhet, Egnatia zbret rrjedhshëm në sulm.
27' Fernando te Egnatia merr karton të verdhë.
1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga vendasit.