Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Karton i kuq dhe përmbysje, Real Madrid e pëson keq nga Manchester CITY brenda në "Bernabeu"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Karton i kuq dhe përmbysje, Real Madrid e pëson keq nga

Champions League/ Real Madrid - Manchester City/ 1-2 (Isco 60'/ Jesus 78'; De Brune 83')

Supersfida Real Madrid-Manchester City në "Santiago Bernabeu" ka përfunduar me fitoren e anglezve 1-2. Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola arriti të përmbyste disavantazhin fal dy golave të shpejtë nga Jesus dhe De Bruyne.

Ndeshja u zhvillua me ritme tepër të larta nga të dyja skuadrat. Teksa pjesa e par ëu mbyll me rezultatin 0-0, në të dytën Real Madrid gjetën golin me anë të Isco duke shpërthyer në festë "Santiago Bernabeu". Megjithatë festa e vendasve nuk zgjati shumë pasi në minutën e 78 do të ishte Jesus ai i cili do të barazonte shifrat pas një asist të DE Bruyne. Ndërsa ky i fundit vetëm pas 5 minutash do të realizonte nga pika e bardhë e penalltisë duke përmbysur gjithçka. Loja mori tatëpjetën për ekipin e Zidane, ku në minutën e 86, Sergio Ramos ndëshkohet me karton të kuq për faull ndaj sulmuesit shumë afër zonës së Courtios.

Real Madrid ka kaluar në avantazh me anë të Iscos në minutën e 60-të. Zidane u kërkoi të tijvë që të rrisin presionin dhe kështu ndodhi. Pritet reagimi i Cityt.

Në minutën e 78, Gabriel Jesus ka arritur të barazoj shifrat në 1-1. De Brune ka hyr në zonë, ku ka arritur të jap një assist me kurrizë dhe më pas Jesus ka fituar duelin në ajër me Sergio Ramos duke dërguar sferën në rrjetë.

Në minutën e 83 De Brune nga pika e bardhë e penalltisë ka përmbysur gjithçka.

Kartoni i kuq i Ramos:

Formacionet:

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Mendy, Valverde, Modric, Casemiro, Isco, Vinicius, Benzema

Manchester City: Ederson. Walker, Laporte, Otamendi, Mendy, Rodrigo, Gundogan, Mahrez, De Bruyne, Bernardo, Jesus

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga