Fundi i ndeshjes mes Vllaznisë dhe Laçit (1-0) për Kupën e Shqipërisë solli një situatë kaotike mes futbollistëve. Të shara dhe një sherr masiv mes lojtarëve, që panë sesi veç futbollit lojtarë të caktuar shfaqën aftësi edhe në karate.
Për goditjen ndaj Markut, Obanor u ndëshkua me pesë ndeshje pezullim. Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së duket se nuk ka vënë re me vëmendje pamjet filmike, pasi edhe Demir Imeri i Vllaznisë bën të njëjtin gjest ndaj mbrojtësit të Laçit, duke kërcyer me të njëjtën “monedhë” drejt tij.
Gjithçka nisi pas pretendimeve të Obanor për fyerje raciste ndaj tij, me mesfushorin Herald Marku të Vllaznisë që I hodhi poshtë këto akuza. Tanimë pas vendimeve të djeshme të Disiplinës, Duro do duhet të bëjë pa qendërmbrojtësin për pesë ndeshje.