
Ervin Goci është një nga aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar që u shemb të dielën e shkuar. Me gjithë rezistencën 2-vjeçare, godina e teatrit u shua në orët e para të mëngjesit duke krijuar një debat të madh dhe protesta nga ana e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet Goci i cili e thotë me zë dhe figurë që dikur ka qenë tifoz me Partizanin, por tanimë mbështet ekipin e Tiranës. Ai e pranon se ka bërë një gabim në fëmijëri duke mbështetur ngjyrat e kuqe, ndërsa tashmë bën tifo për bardhebliutë.
“Rroftë Tirona. Unë në fëmijëri kam qenë tifoz i Partizanit, por njeriu bën gabime në jetë”, shprehet gjatë fjalës së tij në protestën e ditës së mërkurë, Ervin Goci.