TEUTA – ERZENI 2-0 (Kallaku 64′, Lorenc Vila 77′)
Ndeshja: Ka përfunduar 2-0 derbi i Durrësit mes Teutës dhe Erzenit, takim i luajtur në “Niko Dovana”. Një sfidë e kujdesshme mes dy ekipeve, të cilat nuk mundën të gjenin dot golin në pjesën e parë edhe pse e tentuan në disa raste.
Ndërkohë do të duhej mminuta e 64-të për të parë edhe golin e parë në këtë takim. Prekja e topit me dorë nga Enk do të detyronte Juxhin Xhajën të akordonte penallti, teksa Sherif Kallaku do të tregohej i saktë nga 11-metër larg Xhikës.
Goli i dytë do të shënohej nga në kombinim përfekt mes Kallakut dhe Lorenc Vilës. I pari do të asistonte për të dytin, i cili nuk do ta kishte të vështirë të mposhte portierin e shijakasve. Cyrbja në minutën e 94-të humbi një penallti, teksa gjuajti jashtë porte. Pas kësaj fitoreje djemtë e Edi Martinit barazojnë me pikë Erzenin me 38-të, ndërsa ndajnë vendet 7-6.
Në këtë mënyrë durrsakët gjejnë fitoren pas 6 javësh, ndërsa nga ana tjetër te shijakasit bëhen 5 javë pa rezultat pozitiv, të cilët kanë humbur edhe shumë terren në klasifikim duke rrezikuar tashmë edhe mbijetesën.
Abissnet Superiore, java e 30-të
Stadiumi: “Niko Dovana”
Arbitër: Juxhin Xhaja
Formacionet zyrtare:
Teuta: Qirko; Jazxhi, Qaqi, Kouros, Kotobelli, Marku, Beqja, Kallaku, E. Vila, L. Vila, Daci. Trajner: Edi Martini
Erzeni: Xhika; Enck, Krasniqi, Peposhi, Kadriu, Mehmeti, Krivicic, Ademi, Alan, Kahrimanovic, Nonato. Trajner: Xhevahir Kapllani
Komenti minutë pas minute:
94′- Cyrbja humbet penalllti dhe me pas gjyqtari mbyll sfiden.
77′- Pasim perfekt nga Kallaku dhe gol nga Lorenc Vila. Teuta nis festen
64′- Sherif Kallaku merr persiper penalltine, lojtari durrsak mposht Xhiken dhe i jep avantazhin durrsakeve.
62′- Penallti per Teuten, Enk prek topin me dore ne zone, Xhaja ska dyshime.
60′- Erzeni vuan. Xhika vesh dorezat e heroi dhe shpeton skuadren nga goli, teksa ndal gjuajtjen e Lorenc Viles.
53′- Dridhen te Erzeni, Kallaku gjuan nga goditja e denimit, me topin qe perplaset fort ne shtyllen e portes.
46′- Nis pjesa e dytë. Skuadrat kerkojne golin e avantazhit.
45+2′- Mbyllet pa gola pjesa e pare ne “Niko Dovana”, Teuta dhe Erzeni nuk gjejne dot portat.
37′- Kombinim perfekt mes Dacit, Kallakut dhe Viles, me kete te fundit qe nuk gjen dot porten.
27′- Tensione mes Dacit dhe Enk, lojtaret keshillohen nga Xhaja.
11′- Albion Marku gjuan fort me te marjten, por Dashamir Xhika i kunderpergjigjet ne te njejten menyre.
4′- Jazxhi gabon ne menyre te pabesueshme, por Kahrimanovic perfudon bashke me topin jashte.
1’- Starton sfida në Durrës, fitorja vlen më shumë se 3 pikët.