Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Juventus mposhtet bindshëm nga Fiorentina, Lazio siguron Europa League

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Juventus mposhtet bindshëm nga Fiorentina, Lazio siguron Europa

Janë mbyllur tri sfidat e orës 20:45 në Serie A. Juventusi është mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 nga Fiorentina. Ekipi vjollcë e dominoi në çdo repart lojën, duke e merituar plotësisht fitoren. Golat nga Duncan dhe Gonzalez, i dhanë fitoren Fiorentinës.

Lazio ka siguruar një vend në Europa League pas barazimit të çmendur 3-3 kundër Veronës. Ishin miqtë e Veronës ata që kaluan në avantazh 0-2, por Lazio arriti të përmbysë shifrat në 3-2, falë golave të Cabral, Anderson dhe Pedro. Hongla vendosi rezultatin final të sfidës në 3-3, në minutën e 76-të.

Ndërsa sfida tjetër, u luajt mes Atalanta dhe Empolit. Kur pritej një fitore nga vendasit e Gasperinit, ishin miqtë ata që triumfuan, me rezultatin 0-1. Stulac ishte ai që shënoi për Empolin, i asistuar nga Bajrami. Edhe Kristjan Asllani luajti titullar për 90 minuta.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga