
Partizani do të luajë nesër kundër Laçit, ndeshje e vlefshme për javën e dytë të Superiores. Kjo sfidë çel edhe siparin për sezonin e ri të kampionëve të Shqipërisë, të cilët nuk luajtën në javën e parë për shkak të impenjimeve në Kupat e Europës.
Sot, klubi i kuq ka postuar një video në kanalin zyrtar ku tregon momente nga edicioni i shkuar. Ndërkohë në sy bie diçitura e zgjedhur ku shkruhet: “Ju kurrë nuk do të jeni vetëm”.
Kujtojmë që ndeshja Partizani – Laçi është programuar të zhvillohet nesër në orën 19:00, në stadiumin “Arena e Demave”.
Poll