
Ndeshja e fundit e Manchester City-t në Ligën e Kampioneve, solli një situatë kaotike për teknikun Guardiola. Portieri titullar Emerson u detyrua të zëvendësohej pas një dëmtimi dhe vendin e tij do e zinte Claudio Bravo. Deri këtu është gjithçka në rregull, por kur kishin mbetur pak minuta nga fundi, ndëshkimi me të kuq i Bravos, do të nervozonte numrin një të pankinës. Në stol nuk kishte më portier dhe mes shtyllave u detyrua të vendosej Kyle Walker, mbrojtësi i djathtë i "Qytetarëve".
Rezultati ndaj Atalantës nuk ndryshoi dhe mbrojtësi-portier bëri edhe një pritje vendimtare.Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh. Në videon më poshtë do të shihni sesi Bobby Hasen do të mrekullonte drejtuesit e Barnsley me pritjet e tij. Mbrojtësi ishte detyruar të vendosej në katërkëndësh, pikërisht për një shkak të ngjashëm. Anglezët mesa duket nuk i marrin mirë masat për mbrojtjen e portës.