
EuroBasket 2022 është rikthyer pas një mungesë prej 5 vitesh për të dhuruar dhe njëherë emocionet e basketbollit europian. Ekipet kanë hyrë në fazën e tyre më të nxehtë, ajo me eleminim direkt. Yjet e NBA i kanë dhën një ritëm tjetër këtij kompeticioni që i drejtohet titullit kampion më 18 shtator në Berlin.
Luka Doncic, Nikola Jokic dhe Giannis Antetokounmpo janë më shumë se thjesht titullarë. Por befasia vjen nga Italia që në një duel historik arriti të mund Serbinë me 8 pikë avantazh duke përmbysur çdo gjë në pjesën e dytë të ndeshjes. Festa e çmendur e trajnerit të kombëtarës italiane, Gianmarco Pozzecco ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale, pasi festonte larg ekipit të tij për shkak të një penalizimi.
Faza e çerekfianleve ka përcaktuar duelet e radhës që do të zhvillohen me datë 13 dhe 14 shtator.
Duelet e fazës çerekfinale:
Gjermani – Greqi
Spanjë – Finlandë
Sloveni – Poloni
Francë – Itali
Video e festës të trajnerit Gianmarco Pozzecco: