
Italia dhe Turqia hapin nesër në orën 21.00 Europianin 2020, në një 90 minutësh që pritet të jetë shumë interesant. Një nga ata që ka parashikuar edhe ndeshjet e World Cup 2018 dhe do bëjë të njëjtën gjë edhe për këtë kompeticion madhor është qeni me nofkën "salçiçja psiqike".
"Salçiçja psiqike" është vënë në provë edhe për takimin e nesërm. Rregullat janë të thjeshta, teksa në rast se shkon te ushqimi me flamurin e Italisë përshëmbull, i bie që fitojnë Azurrët.
Në rastin e ndeshjes në Olimpico, siç shihet në video, është parashikuar një barazim. Kjo për vetë faktin se qeni njëherë shkon te spageti bolonjez dhe njëherë te qebapi turk. Nëse do dali me të vërtetë ky parashikim, le të presim fundin e sfidës.