Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Interi kap vendin e parë, zikaltrit në festë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Interi kap vendin e parë, zikaltrit në festë

Ka përfunduar takimi mes Cagliarit dhe Interit, ku zikaltrit kanë arritur të marrin rezultatin e pastër 3-1 në këtë sfidë. Ishte interi që kaloi në avantazh në minutën e 29' me anë të Icardit. Më pas në minutën e 55', Brozoviç ka arritur të shënojë golin e dytë për Interin. Goli i parë dhe i vetëm për Cagliarin është shënuar në minutën e 71' nga Pavolletti, i cili ka çuar shifrat në 2-1.

Më pas, ka qenë Icardi, që ka shënuar golin e tretë të Interit në minutën e 83', duke mbyllur kështu sfidën me rezultatin 3-1. Pas fitores së sotme, Interi ka kapur vendin e parë me 36 pikë të grumbulluara, ndërkohë që Napoli i cili renditet në vendin e dytë dhe Juventusi në vendin e tretë kanë për të luajtur takimin e javës së 14-të të kampionatit, sikurse Interi sot, ku zikaltrit arritën të marrin tre pikë dhe të kryesojnë tabelën e klasifikimit.

https://www.youtube.com/watch?v=CdLUSqXtJrQ

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga