
Në “Air Albania” për të parë kombëtaren ka një numër të lartë tifozët që do të elektrizojnë stadiumin dhe do të mbështesin kuqezinjtë ndaj Ishujve Faroe. Kjo përballje do të startojë në orën 20:45 dhe tashmë stadiumi oshëtin nga tifozët.
Mes tyre ndodhet edhe kompozitori i “himnit” “Mora fjalë”, Naim Gjoshi. Këtë herë është i ftuari i ministrit të Brendshëm, Taulant Ballës. Autori i këngës së bërë hit tashmë është në stadium bashkë me vajzën e tij.
“Jam i ftuar sot në stadium bashkë me vajzën time. Më ka ftuar ministri i Brendshëm, Taulant Balla. I jam shumë mirënjohës, unë jam autori i këngës ‘Mora Fjalë’. Kjo këngë është lojtari i 12-të i kësaj kombëtareje, fitore, fitore”, ka thënë shkurtimisht Gjoshi për “Newsport.al”.
SHIKO VIDEON