
Bayern Munchen ka fituar ndeshjen e sotme përballë Bochum me rezultatin 7-0. Ndeshja e vlefshme për javën e 5-të të Bundesligës gjermane fliste vetëm për bavarezët.
Serinë e golave e hapi Choupo Moting, me kamerunasin që shënoi në minutën e 4’. Në minutën e 13’ ishte Harry Kane ai që dyfishoi shifrat. Për ta mbyllur pjesën e parë me një “poker”, menduan de Ligt në minutën e 29’ dhe Leroy Sane në të 38’.
Me nisjen e pjesës së dytë Bayerni ishte po i njejti. Rekordmenët gjermanë arritën të shënonin golin e pestë përsëri me Harry Kane i cili shënoi të dytin personal në minutën e 54’. Në minutën e 81’ ishte talenti Tel që shënoi golin për ta çuar ndeshjen në 6-0, teksa për të plotësuar 7 golat dhe “hattrick” mendoi përsëri Kane në minutën e 88’.
Me këtë fitore Bayerni merr vendin e parë, përkohësisht pasi nesër luan Bayer Leverkusen.
NDESHJET E TJERA TË JAVËS SË 5-TË TË BUNDESLIGËS:
Augsburg 2-1 Mainz
Borussia Monchengladbach 0-1 Leipzig
Dortmund 1-0 Wolfsburg
Union Berlin 0-2 Hoffenheim