
Është luajtur ditën e sotme sfida Gabala-Neftchi Baku. Në fushë ishin edhe 3 lojtarë që kanë luajtur në Kategorinë Superiore. Jurgen Goxha dhe James te Gabala, ndërsa te Neftchi, Bruno Telushi.
Ndeshja është mbyllur në barazim 2-2 dhe golat për skuadrën vendase janë shënuar nga Goxha dhe James. Ish mbrojtësi i Tiranës dhe Bylisit ka shënuar me kokë nga goditja e këndit, ndërsa James, ish-lojtari i Skënderbeu ka shënuar një supergol me rroveshat.
Dy gola mjaft të bukur nga ish lojtarët e Superligës që arrin të jenë protagonist në kampionatin e Azerbajxhanit.
Poll