
Atalanta ka zhgënjyer në shtëpi nda Udineses. Zikaltërit nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 dhe golin e pësuan vetëm në minutën e 94-të. Pjesa e parë e sfidës u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë, Atalanta shton presionin dhe gjen golin në minutën e 56-të. Malinovsky gjuan saktë nga jashtë zone duke kaluar zikaltërit në avantazh.
Kur dukej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Atalantës, Udinese shënon në minutën e 94-të. Portieri Musso bën një dalje të gabuar nga goditja e këndit, ndërsa përfiton Beto që me kokë e dërgon topin në rrjetë. Me këtë barazim, Atalanta shkon në vendin e 5-të me 15 pikë, ndërsa Udinese në vendin e 13-të me 10 pikë.
Poll