Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Gol në "frymën" e fundit, SKËNDERBEU fundos "anijen" vlonjate

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gol në "frymën" e fundit, SKËNDERBEU fundos

SKËNDERBEU - FLAMURTARI 1-0

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Imami, Daja, Elezi, Ndecky, Gripshi, Bregu, Krasniqi Trajner: Ilir Daja

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Nebihu, Qarri, Muçollari, Hoxhaj, Rrapaj, Vrapi, Kreshpa, Haruni, Ribaj Trajner: Luan Birçe

Gjyqtar: Kreshnik Cjapi

Sfida: Një ndeshje e luftuar nga të dy ekipet por që në fund nxjerr fitues Skënderbeun. Mjafton goli i Dejvi Bregut në minutën e 89-të që korçarët të marrin 3 pikë të rëndësishme.

Pas kësaj sfide, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 27 pikëve duke kaluar përkohësisht Vllazninë. Ndërkohë që Flamurtari mbetet në vendin e fundit me vetëm 6 pikë.

Komenti minutë pas minute:

89'- Skënderbeu shënon golin e parë. Dejvi Bregu arrin të çojë topin në rrjetë pasi kthehet nga traversa.
84'- Blerim Krasniqi sërish protagonist. Sulmuesi i korcareve shfrytëzon një top të saktë të Pollozhanit, por sfera përfundon jashtë kuadratit vlonjat.

70'- Blerim Krasniqi pranë golit. Sulmuesi i Skënderbeut rrotullohet bukur në zonë, gjuan prirët, por traversa i mohon golin.
50'- Ndërhyrje e gabuar e Ardit Hoxhajt. Gjyqtari Cjapi se kursen kartonin e verdhë.
46'- Starton pjesa e dytë. Nuk ka ndryshime në kampet respektive.

45'- Mbyllet pjesa e parë pa fitues.

32'- Skënderbeu pranë golit, por Blerim Krasniqi nuk arrin ta çojë topin në portën e boshatisur pas asistit të bukur të Eni Imamit.

16'- Skënderbeu është më këmbëngulës, por pa rezultat pasi mesfusha vlonjate nuk lë shumë hapësira për t'iu afruar portës.

7'- Skënderbeu pranë golit. Bruno Ditën e ndal portieri i vlonjatëve.
1'- Topi i parë shkelmohet nga miqtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga