
VLLAZNIA - TEUTA 2-2
Komenti minutë pas minute:
90+3'- Ndodh ajo që nuk pritej. Dejvid Kapllani barazon rezultatin.
90'- Gjyqtari i katërt akordon 4 minuta shtesë.
79'- Teuta ngushton diferencën. I përhershmi Kallaku realizon golin e parë për durrsakët.
75'- 15 minuta nga fundi. Nuk ndryshon rezultati në Shkodër.
62'- Goditje dënimi për Teutën, por gabon Kallaku.
46'- Nis pjesa e dytë në Shkodër. Zëvendësime në dy kampet respektive.
45'- Gjyqtari i katërt jep 1 minutë shtesë. Rezultati mbetet i pandryshuar.
40'- Vllaznia tërhiqet në gjysmëfushën e saj. Shkodranët duken të kënaqur me këtë rezultat.
21'- Vllaznia shënon golin e dytë. Hygor nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë.
7'- Mjaftojnë 7 minuta lojë. Vllaznia shënon golin e parë me Silvio Zogajn.
1'- Starton ndeshja në "Loro Boriçi".