Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

VIDEO/ Gjilani luan në “Fadil Vokrri”, Elton CALE u drejtohet tifozëve për Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gjilani luan në “Fadil Vokrri”, Elton CALE u drejtohet

Gjilani luan përballë Liepaja në turin e parë të Conference League. Ndeshja e parë luhet në shtëpi më 7 korrik ora 21:00, ndërsa ajo e kthimit 1 javë më vonë në Letoni.

Sfidën e shtëpisë Gjilani e luan në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, dhe kështu tifozëve gjilanas do u duhet të udhëtojnë në qytet tjetër për të parë ekipin e tyre.

Tre prej lojtarëve të ekipit kanë folur nëpërmjet një video të postuar nga klubi në rrjetet sociale dhe një prej tyre është Elton Cale. Braziliani e sheh mjaft të rëndësishme praninë e tifozëve dhe për këtë bën thirrje.

“Shpresoj që tifozët të vijnë në stadium për të na mbështetur sepse është ndeshje e vështirë dhe është e mirë për qytetin dhe klubin e Gjilanit. Shpresoj të vini sa më shumë të mundeni. Premtoj që unë dhe ekipi do japim maksimumin. Nuk mund të premtoj gol apo diçka të tillë, por do ta bëjmë punën deri në fund”, u shpreh Cale.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga