Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Gjilani i Mezanit turpërohet me 4 gola në transfertë, ish-sulmuesi i Tiranës shënon tripletë në Kosovë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gjilani i Mezanit turpërohet me 4 gola në transfertë,

Është mbyllur ndeshja Feronikeli 4-0 Gjilani. Vendasit I janë falur Bedri Grecës, me ish-sulmuesin e Superligës shqiptare që ka debutuar me gol me fanellën e re të bardhjeshilëve. Sulmuesi që ka mbajtur veshur fanellat e Kukësit, Tiranës dhe sëfundmi Laçit në Shqipëri, ka ndeshkuar ish-skuadrën e tij Gjilani, me të cilën nuk u nda mirë.

Do duhej minuta e 13 që të hapej ndeshja, teksa Greca shënoi me kokë. Në pjesën e parë kishte kohë edhe për një tjetër gol në minutën e 42, ndërsa goditjen fatale 29 vjeçari I Feronikelit do ia jepte kundërshtarit në të 54 minutë, duke siguruar tri pikët e para për të tijtë. Në fund të ndeshjes kishte kohë edhe për golin e Santos Në javën e parë të sezonit të ri, Gjilani I Mezanit nuk ia del të marrë pikë në transfertë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga