Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

(Video) "Gjelat" këndojnë pesë herë, "Hirushja" kthehet në shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT

607136797_MH_5809_570CA441A5D856B4A7624FED3063E52F_3524Francë-Islandë 5-2

Shënues: Olivier Giroud 12', 58'; Pogba 20', Payet 42' Griezman 44'/ Sigthórsson 56', Bjarnason 82'

Formacionet

Franca: Lloris, Evra, Griezmann, Payet, Giroud, Matuidi, Pogba, Sissoko, Sagna, Koscielny, Umtiti Trajner: Didier Deshamp

Skema: 4-5-1

Islanda: Halldórsson, B. Sævarsson, R. Sigurdsson, Gudmundsson, B. Bjarnason, Sigthórsson, G.Sigurdsson, Árnason, Bödvarsson, A. Gunnarsson, A. Skúlason

Skema: 4-4-2

Gjyqtarë: Björn Kuipers, Sander van Roekel, Erëin Zeinstra

Stadiumi: Stade de France, Saint-Denis

 

Ndeshja: Një ndeshje e dominuar nga të besuarit e Didier Deshamp, të cilët arritën të gjenin rrugën e rrjetës katër herë. Në minutën e 12' ishte Olivier Giroud, që përshëndet rrjetën e portës 607136797_MH_6066_3EDD61260CFA7ADCCDAF6B148F766067_3524islandeze, ndërsa tetë minuta më vonë është ylli i Juventus, Paul Pogba që dyfishon rezultatin pas një krosi të ardhur nga këndorja. Në minutën e 42 është Payet ai që shënon golin e tretë, ndërsa dy minuta më vonë Griezman shkatërron Islandën me golin e katërt. Pjesa e dytë nis ashtu si e para, me "gjelat" që janë zotër të fushës. Megjithatë Islandezët mundohen të ngushtojnë rezultatin me Sigthórsson  që shënon në minutën e 56. Por francezët i kundërpërgjigjen shumë shpejt duke përshëndetur për herë të pestë rrjetën e skuadrës islandeze me anë të Oliver Giroud në minutën e 58. Disa minuta para përfundimit të takimit islandezët shënojnë përsëri në minutën e 82' me B. Bjarnason. Një ndeshje e jashtëzakonshme ky takim, që na dhuron kënaqsinë e një ndeshje me shumë gola.  Islandezët ishin të pafuqishëm përball një France që dukej e uritur për të shënuar golin e gjashtë. Me këtë takim "Gjelat" po i tregojnë kundërshtarëve se cilët janë, dhe duhej t'i bëjnë mirë llogaritë me të. Ajo do të ndeshet me Gjermaninë në gjysmë-finale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga