
Arsenal ka pëgatitur një film të titulluar “All or Nothing Arsenal”. Shumë momente dhe fjalime të bukura përcillen në këtë film interesant. Ajo që ka befasuar shumë ndjekësit është fjalimi i fotografit të “Topçinjëve” ku për 30 vite ishte i pranishëm në çdo takim.
Fjalimi i tij ishte shumë i ndjerë pasi vinte para një sfide tepër të rëndësishme siç është dhe derbi londinez, kundër Tottenham.
Fotografi i Arsenal arriti të prekte thellë zemrat e lojtarëve, ku mes fjalëve tregon vlerat dhe dashurinë që ka për klubin.
“Ky jam unë, jam një fans si shumë të tjerë aty jashtë… ata do të bënin gjithçka për të fituar këtë dreq ndeshje sot. Shikojini ata. Kur dilni jashtë, në atë dreq ndërhyrje të parë duhet të dëgjoni turmën. Ata do të jenë me ju menjëherë."
VIDEO: