VIDEO/ “Fitorja” me Partizanin, festa tradicionale e Erzenit: Ku është VAR?
Shkruar nga NEWSPORT
Erzeni mori një barazim që për nga rrethanat shijon njësoj si një fitore. Ndaj Partizanit në Niko Dovana, shijakasit e nisën mirë sfidën duke shënuar në minutën e 9-të me Nonaton por 4 minuta më vonë do të barazonte me një supergol Cara.
Dy gola të shpejtë të Partizanit në fillimin e pjesës së dytë dhanë iluzionin se ndeshja kishte mbaruar por ashtu siç nuk mund të parashikosh motin ashtu nuk mund të parashikohs dot përfundimin e ndeshjes pa fërshëllyer gjyqtari kryesor. Në minutat 102’ dhe 109’ Erzeni do të barazonte rezultatin dhe do të shpërthente festa.
Festa ka vazhduar akoma më e zjarrtë edhe në dhomat e zhveshjes teksa lojtarët sëbashku me stafin brohorasin me ironi: Ku është VAR-i?
Festa në dhomat e zhveshjes tashmë është kthyer në traditë te Erzeni me rezultatet që vjojnë të jenë pozitive.