Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Fitore tenistike për Inter, Asllani i braktisur nga fati

Shkruar nga NEWSPORT

Inter dhe Bologna kanë mbyllur takimin e vlefshëm për javën e 14-të të Serie A. Shifrat përfundimtare shënuan 6-1 pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit kryesorë. Fati përsëri ka braktisur mesfushorin kuqezi, ku vetëm shtylla i ka mohuar golin.

Goli i parë i takimit erdhi nga Bologna duke krijuar iluzionin e një tjetër disfate për zikaltërit. Por reagimi i të besuarve të Inzaghit ishte i menjëhershëm duke përmbysur shifrat brenda 45 minutave të parë në 3-1. Me startin e të dytës ishte Dimarco që nis serinë e golave dhe duke u mbyllur me “vulën” e Gosens. Asllani ishte shumë pranë golit të tij të parë por shtylla pingule i mohoi goln në minutën e 84.

Inter - Bologna 6-1 (Dzeko 26', Dimarco 36', 48', Martinez 42', Calhanoglu 59' / Lykogiannis 22')

Serie A

Java 14 

Stadiumi: San Siro

Arbitër: Andrea Colombo

Formacionet zyrtare: 

INTER (3-5-2): Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Dzeko. Trajner: Simone Inzaghi.

BOLOGNA (4-3-3): Skorupski; Posch, Soumaoro, Lucumi, Lykogiannis; Ferguson, Medel, Schouten; Orsolini, Arnautovic, Barrow. Trajner: Thiago Motta.

Komenti minutë pas minute: 

84' Shtylla i thot JO Kristjan Asllanit. I pafat mesfushori kuqezi

76' Gosens vendos "firmën" e tij, janë gjashtë për Inter

59' Calhanoglu realizon nga pika e bardhë janë gjashtë

48' Dimarco nis serinë e golave për pjesën e dytë

42' Martinez trefishon shifrat

36' Dimarco realizon nga goditja e dënimit

26' Një supergol i Dzeko vendos përsëri baraspeshën

22' Zhbllokohet sfida në San Siro, Inter në disavantazh 

1' Starton sfida me topin e shkelmuar nga Inter

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga