Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Fitore me aromë titulli, TIRANËN s'e ndal as Coronavirusi, bardheblutë bëjnë detyrën në Ballsh

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fitore me aromë titulli, TIRANËN s'e ndal as Coronavirusi,

BYLIS – TIRANA 1-3

Bylis: Miraka, Ntephe, Shkalla, Goxhaj, Peposhi, Bajramaj, Mëllugja, Murataj, Hadroj, Ndreca, Mozzone Trajner: Dovedan

Tirana: Lika, Hoxhallari, Vangjeli, Muça, Doka, Batha, Celhaka, Torrasa, Cale, Cobbinah, Ngoo Trajner: Egbo

Gjyqtar: Eldorian Hamiti

Ndeshja: Një sfidë që nis menjëherë me Tiranën në sulm që arrin të marrë 3 pikë mjaft të vlefshme në një transfertë të vështirë si ajo e Ballshit. Rruga drejt titullit kampion është me e qartë se kurrë. Pas kësaj ndeshje, Tirana ngjitet në kuotën e 56 pikëve.

Komenti minutë pas minute:

90'- Gjyqtari i katërt jep 4 minuta shtesë.

72'- Goditje dënimi për Tiranën. Gent Muca realizon golin e tretë.

67'- Bylis ngushton diferencën me Peposhin që arrin të mposhtë Ilion Likën.


45+1'- Tirana fiton 11-metërsh. Torasa arrin të shmangë portierin Miraka dhe i përhershmi Batha dyfishon shifrat.

26'- Tirana realizon golin e parë. Super realizim nga Cobinah qe con topin në rrjetë.

22- Bylis pranë golit. Bajramaj gjuan prirët me portën, Ilion Lika bën mrekullinë.

17'- Rast i mirë për Bathën. GJirokastriti nuk shfrytëzon si duhet një asist të Torasës.
9'- Tirana jep një asist nga jashtë zone. Bardheblutë pretendojnë penallti pasi sipas tyre futbollisti vendas ka kapur topin me dorë në zonë.

3'- Goditje dënimi për bardheblutë. Kroson lojtari i Tiranës, gjuan Ngoo në pozicion jashtë loje, megjithatë Miraka s'e lejon ta çojë topin në rrjetë.
1’- Topi i parë shkelmohet nga Tirana.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga