Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Fitore e artë për SKËNDERBEUN, korçarët "zhysin" Kukësin në garën për mbijetesë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fitore e artë për SKËNDERBEUN, korçarët

Kukësi 0 - 1 Skënderbeu

NDESHJA: Është mbyllur me rezultatin minimal 0-1, sfida Kukësi-Skënderbeu. Një rezultat surprizë nga korçarët që marrin një 3 pikësh të artë në garën për mbijetesë. Sfida u vendos nga një gol I shënuar nga Mensah në pjesën e dytë që i dha fitoren Skënderbeut. Kukësi vazhdon të thellojë akoma edhe më shumë krizën e rezultateve duke u futur kështu në zonën e mbijetesës. Me këtë fitore, korçarët shkojnë në kuotën e 22 pikëve në vendin e 9-të, ndërsa Kukësi në vendin e 6-të me 32 pikë, dy pikë më pak se Kastrioti dhe 6 pikë më pak se Bylisi I vendit të 8-të.

Kategoria Superiore, java 26-të - 16:00

Stadiumi: Elbasan Arena

Gjyqtar: Klodian Shahini

Formacionet zyrtare:

Kukësi: Tafa, Kotobelli, Kurdic, Lulaj, Dragoshi, Demiri, Taipi, Tsintsadze, Ibraimi, Gashi, Eze Trajner: Mirel Josa

Skënderbeu:  Dajsinani, Vitija, Bajrami, Zguro, Meksi, Goncalves, Mara, Mensah, Vangjeli, Sadriu, Berisha Trajner: Migen Memelli

Komenti minutë pas minute:

90+4' Mbyllet ndeshja, Skënderbeu merr një fitore të artë, Kukësi thellon krizën e rezultateve dhe tashmë futet në garë për mbijetesë.

78' GOL!!! Zhbllokohet ndeshja, Skënderbeu gjen golin me Mensah. Aksion model me sulmuesin që mposht Tafën,

75' Të dyja ekipet në kërkim të golit, Skënderbeu tenton me kundërsulme.

70' Provon sërish Kukësi, Eze nuk gjuan siç duhet me kokë.

64' Kundërsulm i Skënderbeut, Kurdic shpëton Kukësin pasi largon topin e krososuar nga Berisha.

46' Nis pjesa e dytë.

45' Mbyllet pjesa e parë, pa gola.

45' Tjetër shans për Kukësin, Ibraimi ndalet nga Dajsinani.

40' E pabesueshme ç'humbet Kukë, Eze brenda zonës gjuan keq.

33' Provon sërish Skënderbeu, Mara gjuan nga jashtë zone, largon Tafa.

23' Shansi i artë për Skënderbeun, Berisha i vetëm me portierin gjuan keq.

5' Tjetër rast për Kukësin, sërish Gashi, por edhe këtë herë Dajsinani i thotë "jo".

3' Aksion i parë i rrezkishëm, Gashi teston Dajsinanin, por grushton portieri i Skënderbeut.

1' Nis në "Elbasan Arena" sfida me topin e parë shkelmuar nga Skënderbeu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga