Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

VIDEO/ Finale pa histori, një japoneze ngre lart trofeun e Australian Open

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Finale pa histori, një japoneze ngre lart trofeun e Australian Open

Naomi Osaka ka fituar finalen e Australian Open në tenis për femra. Japonezja nuk e ka pasur të vështirë ndaj amerikanes Jennifer Brady, duke fituar 2-0 me sete. Ndeshja që zgjati 77 minuta ka parë në fushë Osakan më të vendosur, teksa 25 vjeçarja ngre kështu për herë të dytë këtë trofe.

Pas fitores së vitit 2019, Osaka e përsërit suksesin ndaj amerikanes Brady. Seti i parë është mbyllur 6-4 dhe i dyti 6-3. Një ndeshje që nuk prodhoi shumë histori, paçka se amerikania Brady dy ditë më parë eleminoi në çerekfinale Serena Williams.

https://twitter.com/i/status/1363068029370851329
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga