Skuadra zvicerane e Zurich ka luajtur një sfidë miqësore kundër Viktoria Koeln, ekipit gjerman. Ky takim, është mbyllur me fitoren 3-1 të ekipit zviceran, ku arritën të shënonin dy lojtarë shqiptarë.
Lindrit Kamberi ishte ai që barazoi fillimisht sfidën, pasi Viktoria Koeln ishte në avantazh në pjesën e parë. Ndërsa Bohdan Viyunikk kaloi Zurich në avantazh, para se Fidan Aliti të vuloste fatet e takimit.
Pas një goditje këndi në minutën e 85-të, Aliti është totalisht i lirë në shtyllën e dytë, dhe gjuan fluturimthi duke shënuar me të majtën. Aliti ka luajtur 43 sfida me përfaqësuesen e Kosovës, ku ka arritur të shënojë edhe 1 gol me fanellën e dardanëve.