
Ukrainë-Maqedoni 2-1
Sfida e dytë e Grupi C/ EURO 2020
Ukraina ia ka dalë të marrë një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e vlefshme për grupet e EURO 2020. Goli i parë erdhi pas 30 minutash lojë. Karavaev jep një pasim të artë për Yarmolenko, i cili nuk fal. Sulmuesi i West Ham do bëhej sërish protagonist, por tani duke dhënë një assist për Yaremchuk. Ekipi i Shevchenkos do shkonte e qetë në dhomat e zhveshjes dhe e tillë do fillonte pjesën e dytë, por gjërat nuk do shkonin siç duhet. Alioski shndërron në gol një penallti, në minutën e 57-të.
Ukrainasit do kishin mundësi të vulosnin takimin me Malynovksyn, por lojtari i Atalanta do humbiste penallti pak minuta nga fundi.Ukraina është e 3-ta me 3 pikë, ndërsa maqedonasit janë të fundit me 0 pikë.
Ukraina: Bushchan; Karavaev, Zabarnyi, Matviyenko, Mykolenko; Zinchenko, Sydorchuk, Malinovskyi; Yarmolenko, Yaremchuk, Tsygankov.
Maqedonia e Veriut : Dimitrievski; Ristovski, Musliu, Velkovski, Alioski; Nikolov, Ademi, Bardhi; Elmas, Pandev, Spirovski.
Komenti minutë pas minute:
90-Mbyllet takimi.
87- Malinovsky gjuan nga distanca, por pa rezultat.
84- Malinovsky humbet penallti
70- Pozicion jashtë loje. Topi i takon Maqedonisë së Veriut.
68' Rrit presionin ekipi i Angelovskit.
51' GOOL...Alioski merr përsipër ekzekutimin e një penalltie. Lojtari shqiptar e humbet fillimisht por me topin e kthyer, nuk fal.
46' Nis e dyta.
45' Mbyllet pjesa e parë, Ukraina dominon dhe shënon dy gola.
39' Maqedonia gjen golin e parë me Pandev, por goli anullohet për pozicion jashtë loje.
34' GOL!!! Ukraina gjen edhe golin e dytë, Yaremchuk mposht sërish portierin e Maqedonisë.
28' GOL!!! Zhbllokohet sfida, Maqedonia reziston pak, Yarmolenko brenda zonës nuk fal dhe e dërgon në rrjetë.
11' Ukraina pranë golit, Yaremchuk niset drejt zonës dhe pason brenda zonës, por largon Ristovski duke evituar një gol të sigurt.
1'Starton ndeshja, topi i parë shkelmohet nga Maqedonia.