
Crotone-Inter 0-2
Interi ka marrë një fitore të rëndësishme 0-1 ndaj Crotones. Ky 3 pikëshpërkthehet në titull kampion pasi zikaltëve u mjafton vetëm një pikë për të fituar titullin matematikisht ose nëse Atalanta nuk fiton nesër ndaj Sassuolos. Një ndeshje e vështirë në fushë për Interi pasi Crotone mbrohej me forca të shumta në mbrojtje, ndërsa duhej një "perlë" e Eriksen që të zhbllokonte ndeshjen.
Mesfushori danez u aktivizua në pjesën e dytë dhe në minutën e 69-të, Eriksen gjuan saktë nga jashtë zone me topin që ndalet në fundin e rrjetës. Në minutat e fundit ishte Hakimi që vulosi ndeshjen pasi një kundërsulmi të shpejtë. Mbrojtësi I vetëm me portierin kundërshtar e dërgoi në rrjetë. me këtë fitoren, Inter shkon në kuotën e 82 pikëve e tashmë pret rezultatin e sfidës së Atalantës për të festuar titullin.