Erzeni luajti sot në orën 13:30 përballë Kukësit në ‘Egnatia Arena’ për javën e 16-të të Superiores. Ndeshja përfundoi në barazim pa gola me dy skuadrat që luftuan deri në fund për të tundur rrjetën. Fitorja ishte detyrim për të dy ekipet duke parë edhe momentin negative dhe renditjen në kampionat.
Dëshira e madhe për të fituar solli edhe një lojë të fortë e të ashpër në fushë. Pretendime të shumta nga të dyja kampet. Faullë, kartonë, pozicione jashtë lojë e mbi të gjitha, pretendime për penallti.
Një nga episodet e shumta ishte momenti i minutës së 68-të ku lojtari i Erzenit, Bekim Maliqi rrëzohet në zonë pas një kontakti me lojtarin e Kukësit. Në Shijak janë ‘tërbuar’ për këtë rast duke e konsideruar si një penallti të mohuar nga gjyqtari Indrit Myrtja.
[video width="480" height="220" mp4="https://newsport.al/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Video-2023-12-10-at-18.59.03.mp4"][/video]