Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

VIDEO/ Episod i pakëndëshëm në ndeshjen Angli-Kosovë, Muriqi e Berisha ''sherr'' për të gjuajtur penalltinë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Episod i pakëndëshëm në ndeshjen Angli-Kosovë,

Kosova nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv ditën e djeshme ndaj Anglisë. Rekordi prej 15 ndeshje pa humbje u thye ditën dje pasi Anglia fitoi ndaj Kosovës me rezultatin 5-3. Edhe pse kalon të parët në avantazh, kosovarët nuk mundën të ruanin rezultatin. Episodi për t'u veçuar në takim e djeshëm është momenti i penalltisë së gjuajtur nga Muriqi. Sulmuesi i Fenerbaçes arriti të fitonte penalltinë në minutën e 55-të pas një faulli të Magurire.

Sulmuesi pati një ''përplasje'' me Berishën se kush do të gjuante këtë penallti dhe pas një diskutimi mes palëve ishte vetë Muriqi që e mori përsipër duke e shëndërruar në gol. Një moment aspak i mirë mes dy lojtarëve profesionist që debatojnë se kush duhet të gjuajë 11-m. Në fund të ndeshjes lidhur më këtë episod foli dhe sulmuesi Berisha.

"Muriqin e kam vëlla, jam i gëzuar për golin, kisha dëshirë të bëja hat-trick, por s'ka rëndësi, ne jemi familje dhe kalojmë mirë me njëri-tjetrin."

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga