
Kombëtarja shqiptare fitoi përballë Polonisë me rezultatin 2-0 në “Air Albania”. Një fitore që bën më të sigurt kualifikimin e të besuarve të Sylvinhos për në europianin e Gjermanisë.
Në këtë sfidë masat ishin tepër të rrepta, saqë edhe monedhat që tifozët kishin nëpër kuleta dhe xhepa janë detyruar që ti hedhin në hyrjen e stadiumit.
Por pas kësaj sfide, tifozët polakë nuk e kanë pasur për “turp” që të ndalen për të mbledhur paratë. Pas përfundimit të ndeshjes janë filmuar disa polakë që sapo dolën nga stadiumi u ulën për të marrë monedhat që ishin në tokë.
Ata shihen teska mbledhin lekët para kordonit të policëve.
Poll