
Empoli ka fituar përballë Napolit në transfertë në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit italian. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Maradona” përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të Empolit të shqiptarëve.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Kovalenko në minutën e 91’ duke shtangur kështu kampionët e Italisë në “frymën” e fundit të ndeshjes. Përsa i përket shqiptarëve të Empolit, Berisha dhe Ismajli e nisën si titullarë dhe qëndruan në fushë deri në fund të sfidës. Ndërsa Stiven Shpendi nuk u aktivizua asnjë minutë në këtë sfidë.
Me këtë fitore, Empoli ngjitet në vendin e 17-të me 10 pikë të grumbulluara, duke u larguar paksa nga zona e ftohtë e rënies. Në krahun tjetër Napoli mbetet në vendin e katërt me 21 pikë të grumbulluara pas 12 javës kampionat.