
Një episod jo i hijshëm ka ndodhur mbrëmë para derbit mes Partizanit dhe Tiranës, në Elbasan (1-0). Tifozët e dy ekipeve janë përleshur mes tyre, me forcat e policisë që kanë ndërhyrë. Përveç kësaj, janë thyer edhe xhama makinash. Një nga dëmet e shkaktuara është edhe shkatërrimi i lokalit të asisstentit të Kategorisë Superiore, Astrit Mahmuti.
Newsport.al ka siguruar pamjet, teksa shihen tifozët e Partizanit që afrohen në rresht, duke ecur dy nga dy ose tre nga tre. Siç shihet ora shënon fiks 18.47, ekzaktësisht në fundin e pjesës së parë. Natyrisht, dhuna është e pajustifikueshme, me policinë që ka bërë detyrën. Kjo është një ngjarje që nuk i shkon aspak përshtat një derbi, pasi futbolli duhet të përcjellë mesazhe dhe jo dhunë.