Egnatia do të luajë ditën e shtunë në transfertë supersfidën përballë Vllaznisë, e cila është e vlefshme për javën e 24-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” do të startojë në orën 17:00.
Rrogozhinasit kanë nisur menjëherë nga puna, ku sot kanë kryer edhe seancën e parë stërvitore. Grupi i drejtuar nga trajneri Edlir Tetova është i plotë, me përjashtim të sulmuesit Mario Gjata. 23-vjeçar akoma nuk është gati dhe është drejt riaftësimit. (VIDEO)
[caption id="attachment_723362" align="alignnone" width="642"] Ekipi i Egnatias gjatë seancës së sotme stërvitore[/caption]
Përsa i përket lojtarëve të tjerë, ata e kanë zhvilluar stërvitjen pa asnjë problem. Tetova ka gati ekipin për supersfidën me Vllazninë, me këta të fundit që momentalisht janë skuadra më në formë e kampionatit.