Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Edy REJA hidh sytë nga VRIONI, sulmuesi kuqezi shënon tripletë në Bundesligë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Edy REJA hidh sytë nga VRIONI, sulmuesi kuqezi shënon

Giacomo Vrioni ka shënuar tre herë dhe ka dhuruar një asist në fitoren 5-1 të Tirol kundër Wolfsberger në Bundesligën austriake. Sulmuesi i Juventus që është huazuar në Austri po shkëlqen me kthimin nga dëmtimi, duke gjetur sot edhe tre herë rrjetën.

Gjithçka do niste në të 26 minutë, me sulmuesin që gjen golin me kokë, për të ardhur te asisti i minutës së 38. Pjesa e dytë ka qenë “zjarr” për Vrionin, që ka shënuar edhe dy herë të tjera. Goli i minutës së 62 është fenomenal, me sulmuesin që ka kaluar këdo në vijën fundore, duke u ndihmuar më pas edhe nga devijimi i portierit.

Nëse Messi ose Ronaldo do kryenin të tilla veprime, me siguri do bënin xhirron e botës. Do duhej minuta e 85 që Vrioni të vuloste tripletën, për t’u zëvendësuar tre minuta më pas. Sinjalet e sulmuesit janë edhe për trajnerin Edy Reja, me Vrionin që është sulmuesi shqiptar me më shumë produktivitet (8 gola në sezon). Kujtojmë se më parë 23 vjeçari ka qënë pjesë e Shpresave kuqezi, teksa pret mundësinë në ekipin A të Shqipërisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga