Sulmuesi shqiptar Eduart Rroca ka shënuar sot gol për ekipin e tij Istanbulspor. Në ndeshjen e sotme ndaj Antalyaspor e vlefshme për javën e 30 të Superligës turke Rroca shënoi në minutën e 5 golin hapës të sfidës.
Sulmuesi kuqezi është një titullar i përhershëm për skuadrën, por javët e fundit ai i ka muguar shumë ekipit për shkak të një dëmtimi në pulpë. Lëndimi e mbajti Rrocën jashtë për një muaj.
Ai u kthye javën e shkuar ndaj Basaksehir duke u aktivizuar në minutën e 77’. Sot ai e nisi si titullar duke çuar topin në rrjetë. Aktualisht është mbyllur pjesa e parë me fitoren e Istanbulspor 2-1.
Poll