
Edon Zhegrova është padiskutik një nga liderët e Lillës në Francë. Ditën e sotme një protagonist absolut në Kupën e Francës, teksa në duelin kundër Golden Lion ka dhuruar “show”.
Lojtari dardan ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 2 asiste në fitoren 12-0 që Lille siguroi ndaj Golden Lion dhe më pas kualifikohet për në fazën tjetër të Kupës së Francës. Zhegrova do të asistonte në dy golat e parë të skuadrës së tij në minutat 11 dhe 25, teksa do të shënonte golin e parë në minutën e 33-të.
Ndërkohë do të shënonte dy gola për 2 minuta në fundin e pjesës së parë. Në të 41-të do të shënonte për 5-0, ndërsa në të 42-trë për 6-0. Gola fantastik dhe spektakolar nga ylli i “Dardanëve”.
VIDEO e golit të parë
VIDEO e golit të dytë
VIDEO e golit të tretë